#oranews #klos
Vajza e mitur S.Mjeshtri, për të cilën u vranë 3 persona në Klos, përfshirë këtu dhe babain e saj, Fiqiri Mjeshtri, ka deklaruar në polici marëdhënien që ajo kishte me dy djemtë e përfshirë në ngjarjen kriminale, Kenado Shira dhe Renato Hasula.
Zbardhen dëshmi të reja të vajzës 16 vjeçarje S. Mjeshtri e cila ishte dhe shkaku i ngjarjes së rëndë që shkaktoi tre viktima mes të cilëve dhe babai i saj Fadil Mjeshtri dhe që tronditi Klosin pak ditë më parë.
Mësohet se ajo ka deklaruar në polici nuk ka pasur asnjë foto dhe video nudo me dy të rinjtë.
Por ka pretenduar se shantazhohej në mënyrë të vazhdueshme prej dy të rinjve.
Ky shantazh sipas saj, është bërë edhe përmes hapjes së thashethemeve mes shokëve dhe shoqaeve të klasës, duke sjellë për një moment mbylljeje në banesë dhe refuzimin për të shkuar në shkollë.
E mitura ka rëfyer para psikologes së shkollës dhe policisë, se dyshonte që dy të rinjtë, mund të kishin foto të saj në plazh, të cilat ajo i kishte publikuar në instagram. Por në asnjë moment s’ka menduar dhe besuar se Kenado Shira dhe Renato Hasula, kishin foto nudo.
E mitura pasi ka dhënë dëshminë në polici dhe ka marë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të saj, mësohet të jetë larguar nga zona e Klosit.
Policia dhe prokuroria e Matit, tashmë nuk kanë asnjë person të akuzuar për këtë ngjarje të rëndë, ku mbetën të vrarë tre persona dhe dy të tjerë u plagosën.
Autori i këtij krimi, Fiqiri Mjeshtri, vetëm pak minuta pas shkaktimit të masakrës, vrau veten në dalje të qytetit të Klosit.
Biseda e fundit e tij ishte me vëllain, Besnik Mjeshtrin, të cilit i kërkoi ti kishte amanet fëmijët.
Aktualisht hetimet, janë përqëndruar tek ekspertimi i aparateve celulare të protagonistëve të kësaj ngjarje, me shpresën e zbardhjes së bisedave telefonike që kanë kryer të rinjtë por edhe prindërit e tyre.
Kjo ngjarje e rëndë sipas grupit hetimor do shkojë drejt mbylljes pasi, autori i këtij krimit vrau veten.
Pas një takimi për s’qarimin e situatës, Fiqiri Mjeshtri, ekzekutoi babë e bir, Kenado dhe Liri Shira. Ndërsa të plagosur mbetën dy minorenë të tjerë, Eglantin dhe Renato Hasula.
Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, ndërsa shkak i kësaj vrasje ishin ngacmimet e vajzës nga dy djemtë.
Babai i vajzës,Fiqiriu, në takimin për sqarim ka kërkuar që Kenado Shira ta merrte për grua vajzën e tij, pasi në të kundërt e priste plumbi.
Kenado ka kundërshtuar ultimatumin e babait të S.Mjeshtrit, duke u larguar nga tavolina e lokalit. Por ai e ka ndjekur duke e qëlluar disa herë, duke e lënë të vdekur në vend.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/masakra-me-tre--ne-klos-zbardhet-deshmia-e-16-vjecares-i1060378
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube http://bit.ly/2DDddtL
Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s
Instagram https://www.instagram.com/oranewstv/
Twitter https://twitter.com/OraNewsRTV
14 Comments